1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Sela: Ka tendencë që të futet një kaos në spektrin politik tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Duhet ti lexosh

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në një konferencë për shtyp konfirmoi se Gjykata Themelore në Tetovë për herë të dytë ia ka dhënë vulat atij.

“Jemi informuar sot në mëngjes nga avokati se Gjykata Themelore Tetovë ka marrë vendim që kemi fituar rastin me vulat e partisë”, tha Sela.

Sela tha se është një vendim i rëndësishëm dhe i drejtë, ndërsa ASH do të vazhdojë rrugëtimin e saj ashtu siç i takon.

Sela tha se Gjykata në Tetovë ka vepruar sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit.

“Gjykata në Tetovë ka vepruar sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit. Besoj shumë shpejtë ta fitojmë edhe në nivelin e dytë”, tha Sela.

Sela tha se ka një tendencë që të futet një kaos në spektrin politikë tek shqiptarët e Maqedonisë dhe ky kaos dihet me emra dhe mbiemra.

“Ka një tendencë që të futet një kaos në spektrin politikë tek shqiptarët e Maqedonisë dhe ky kaos dihet me emra dhe mbiemra. Tendenca është që shqiptarët të paraqiten sa më të dobëta”, tha Sela, njofton telegrafi.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit