5.4 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Seanca konstituive shtyhet për në orën 17:00

Duhet ti lexosh

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim pas takimit që mbajti Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, me përfaqësuesit e partive politike, lidhur me përgatitjet për seancën konstituive. Në këtë mbkedhje u vendos edhe që seanca të shtyhet nga ora 12:00 për në orën 17:00, shkaku i seancës në Hagë, ku mbrojtja e ish-krerëve të UÇK’së do të jap deklaratën përfundimtare.

Në njoftim thuhet Basha i ka njoftuar ata për agjendën e seancës konstituive.

Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vijuar me betimin e deputetëve. Pastaj do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve.

- Reklama -

Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi (KDTP).

Aty përmedet edhe dakordimi për votimin e nënkryetarëve në pako, ku thuhet se kjo u bë me propozim të përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë.

Basha dhe partitë janë dakorduar edhe që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -

“Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe”, thuhet në njoftim.

Basha ka kërkuar nga partitë që sa më shpejtë të jetë e mundur të paraqesin grupet e tyre parlamentare, për të proceduar më pas me themelimin e trupave punues të Kuvendit.

Seanca konstituive shtyhet për në orën 17:00

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se seanca konstituive e paraparë të zhvillohej nesër nga ora 12:00, është shtyrë për në ora 17:00.

Në një konferencë për media, Basha tha:

“Shpreh mirënjohjen për gjithë liderët që ishin të pranishëm. Data mbetet nesër, por ora ndryshohet që për shkak të rrethanave që kemi, në respekt të asaj që po ndodh në Hagë, të mbahet në ora 17:00, pastaj të vazhdohet për formimin e qeverisë./BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme