BallinaAtdheuSami Lushtaku: Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon të bëjë koalicion me...

Sami Lushtaku: Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon të bëjë koalicion me VV-në

-

Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për FrontOnline, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale. Partia Demokratike e Kosovës, në Komunën e Skenderajt ka dalur bindshëm e para me 15.476 vota apo 76.01% sipas KQZ-së pas numërimit të 94.37% të votave.

Lushtaku për FrontOnline, ka kundërshtuar rreptësisht një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe LVV-së, duke thënë se në asnjë variant kjo gjë nuk guxon të ndodh.

Sipas tij, vetëm nëse PDK mendon të bëjë koalicion me VV-në është skandaloze.

”Veç me i shku mendja PDK-së me bërë koalicion me VV-në është skandaloze” thotë ai.

Madje, Lushtaku deklaron se në asnjë mënyrë PDK nuk guxon të bëjë koalicion me VV-në.

”Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon me hy në koalicion” shprehet ai.

Për Lushtakun, nëse PDK bën koalicion me VV-në, ai thotë se do të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së në Skenderaj. ”Nëse hyn ajo i ka organet e veta, por unë më s’jam kryetar i PDK-së në Skenderaj. Dal qytetar i thjeshtë, unë votën ia jap PDK-së gjithë, por më kryetar i degës nuk jam” u shpreh Lushtaku, njofton frontonline.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shkëndija nuk ndalet, mposht edhe Sileksin në Kratovë

0
Tetovarët fituan me rezultat 0:2 në udhëtim ndaj Sileksit në Kratovë dhe arritën fitoren e pestë në po aq ndeshje. Kryesuesi i tabelës me 15...