BallinaFoto LajmRusia mundohet të “joshë” SHBA-në, ofron burimet natyrore ruse për kompanitë amerikane

Rusia mundohet të “joshë” SHBA-në, ofron burimet natyrore ruse për kompanitë amerikane

-

Në të njëjtën kohë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po konsideronte nënshkrimin e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për burimet minerale, Kremlini i ofroi administratës së Donald Trump një marrëveshje për burimet natyrore ruse.

Sipas Moscow Times, Rusia beson se kompanitë amerikane të naftës mund të kthehen në vend, ndërsa është gjithashtu e interesuar për projekte të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara në Arktik, tha Kirill Dmitriev, kreu i Fondit të Investimeve Direkte Ruse, përpara bisedimeve në Arabinë Saudite.

Sipas Dmitriev, një nga tre përfaqësuesit e zgjedhur nga Vladimir Putin për t’u takuar me amerikanët në Arabinë Saudite, Moska e konsideron të rëndësishme rifillimin e bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë e mëdha të naftës nga Shtetet e Bashkuara kanë pasur “operacione shumë të suksesshme” në Rusi, tha Dmitriev.

“Ne besojmë se në një moment të përshtatshëm ata do të kthehen, pse do të refuzonin mundësinë për të shfrytëzuar burimet natyrore ruse që Rusia u ka ofruar?”, shtoi zyrtari rus, njofton topchannel.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NGA KORRIKU 2027, MË SHUMË PRINDËR PËRFITOJNË NGA SHTESAT E EO-SË...

0
Ndryshime të rëndësishme në sistemin e kompensimit të të ardhurave – zgjerohet mbështetja për nënat, baballarët, bashkëshortet e nënave, prindërit adoptues dhe familjet me...