BallinaFoto LajmRritet qarkullimi në Portin e Durrësit, 241 mijë pasagjerë në 6 muaj

Rritet qarkullimi në Portin e Durrësit, 241 mijë pasagjerë në 6 muaj

-

241 mijë pasagjerë janë regjistruar në Portin e Durrësit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari, tha se rritje kanë shënuar edhe hyrje-daljet e pasagjerëve të huaj, si dhe automjetet.

“Ky trend rritës reflekton interesin e shtuar të vizitorëve dhe turistëve, sidomos në nisje të sezonit veror. Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion i preferuar në Mesdhe”, tha Bajraktari.

Në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera që operojnë në port, janë marrë të gjitha masat për pritjen e një numri më të madh pasagjerësh, i cili shënohet zakonisht çdo fillim gushti.

“Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat e nevojshme. Si ccdo fillim sezoni, Autoriteti Portual miraton një plan masash që përfshin edhe agjencitë private dhe shtetërore që veprojnë në territorin e Portit të Durrësit”, theksoi ai.

Porti i Durrësit është porta më e madhe e vendit që lidhet me Italinë, dhe në një vit numri i pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga ky port shkon afro 500 mijë, transmeton gtema.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga Konispoli në Winterthur: Vallja e Osman Takës që mban gjallë...

0
Winterthur – Zvicër, 08 tetor 2026 - Ansambli i këngëve dhe valleve “TROJET”, me qendër në Winterthur të Zvicrës, e ka pritur me krenari...