4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Risi alarmante në mesin e të rinjve në Cyrih: Fëmijët po detyrohen të bëjnë pagesa përmes Twint-it

Duhet ti lexosh

Përgaditi: Dashnim HEBIBI 

Që nga periudha e pandemisë, Policia e Qytetit të Cyrihut është duke u përballur me forma të reja të zhvatjes mes të rinjve. Në vend të grabitjes tradicionale të parave të gatshme, të rinjtë po përdorin metoda digjitale për të detyruar fëmijë e adoleshentë më të vegjël të kryejnë transferta parash përmes aplikacionit Twint, transmeton 20min.ch. Sipas raportimit nga «Tages-Anzeiger», numri i rasteve ku viktimat detyrohen të bëjnë pagesa digjitale është në rritje, ndërsa sfida më e madhe për autoritetet mbetet fakti që shumë pak prej tyre e raportojnë ngjarjen.

Nga zhvatja fizike te ajo digjitale

Dikur, nxënësit problematikë kërkonin para të gatshme nga të tjerët më të vegjël. Por sot, shumica e të rinjve nuk mbajnë më para fizike me vete, çka ka detyruar “grabitësit” modernë të përshtaten. Përmes kërcënimeve, ata i detyrojnë viktimat të dërgojnë shuma të vogla përmes Twint-it.

Një nga rastet është ai i Moritz-it (emër i ndryshuar), i cili tregon se një mbrëmje u rrethua nga dy adoleshentë më të mëdhenj, të cilët i kërkuan 20 franga. Ai mundi t’u transferonte vetëm 5, aq sa kishte në llogarinë e tij Twint. Edhe pse gjurma e transaksionit është e lehtë për t’u ndjekur, viktimat shpesh hezitojnë të raportojnë, nga frika se nuk do t’u besohet apo për shkak të kërcënimeve për hakmarrje, transmeton 20 min e përcjell sam24.info.

Mashtrimi me leje për karikim celular

Një tjetër metodë është ajo me leje për karikues të huazuar (Leih-Akku). Kriminelët i detyrojnë viktimat të blejnë karikues nga automati për 20 franga, nga të cilat 15 janë depozitë. Më pas, ata i kthejnë pajisjet në një kioskë apo vend tjetër për të përfituar kthimin e parave.

Shifra të errëta dhe raportime të pakta

Shumë nga viktimat nuk e njoftojnë policinë. “Si ta vërtetoj që pagesën nuk e bëra me dëshirë?”, pyet Moritz. Policia shprehet se fenomeni nuk është i ri për sa i përket kreativitetit të delikuentëve të rinj, por ajo që shqetëson më shumë është heshtja e viktimave dhe frika e tyre për të kërkuar ndihmë.

Policia dhe prokuroria bëjnë thirrje për raportim

Policia e Cyrihut inkurajon viktimat që të raportojnë rastet. Ajo ofron mbështetje dhe ndihmë për çdo person që paraqitet dhe i siguron se frika nga hakmarrja në shumicën e rasteve është e pajustifikuar.

Edhe Patrik Killer, prokuror përgjegjës për çështjet e të miturve, thekson: “Zakonisht, një kallëzim penal i jep fund veprimeve të sulmuesve. Nëse nuk bëhet një kallëzim, rrezikohet që sjellja kriminale të vazhdojë pa pengesa”, transmeton 20min.ch

( Foto ilustrim)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit