1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Rikthehet magjia e Champions-it: Barça-Dortmund, drejtpërdrejt në RTK

Duhet ti lexosh

Emocionet e Ligës së Kampionëve, garës më të fortë evropiane të futbollit, rikthehen këtë mesjavë me ndeshjet e para të çerekfinaleve.

Elita e futbollit evropian tashmë ka hyrë në fazën më të “nxehtë” të turneut, dhe çdo përballje premton spektakël të vërtetë.

Kjo fazë e garave nis sonte me dy super-ndeshje: Arsenal – Real Madrid dhe Bayern Munich – Inter, duele që priten të jenë të mbushura me emocion dhe tension deri në minutën e fundit.

Spektakli vazhdon të mërkurën në mbrëmje, ku vëmendja do të përqendrohet në dy sfida të tjera të mëdha: Barcelona – Borussia Dortmund dhe PSG – Aston Villa.

Përballja mes Barcelonës dhe Dortmundit do të transmetohet drejtpërdrejt në Radion Televizionin e Kosovës (RTK), duke i sjellë emocionet e Ligës së Kampionëve në shtëpitë e tifozëve.

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve:

Arsenal – Real Madrid

Bayern Munich – Inter

Barcelona – Borussia Dortmund

PSG – Aston Villa

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit