BallinaSportiRezultat historik për Kosovën, Islam Selmani shpallet nënkampion i botës në karate

Rezultat historik për Kosovën, Islam Selmani shpallet nënkampion i botës në karate

-

Karateisti kosovar, Islam Selmani, është shpallur nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë, në Kampionatin Botëror të Karatesë që po mbahet në Kajro. 

Në finalen e madhe, Selmani u përball me turkun Eray Samdan, një prej emrave më të fortë të këtij sporti në skenën ndërkombëtare, ku pas një dueli të fortë, ai u rendit i dyti në botë duke fituar medaljen e argjendtë, raporton Klankosova.tv.Derisa një ditë më herët, Selmani kishte shkëlqyer në gjysmëfinale, ku siguroi një fitore dominuese 9:1 ndaj karateistit nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov. Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, duke shënuar njëherit njërin prej sukseseve më të mëdha në histori të sportit tonë, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR–KOSOVË: A DO TË BËHEN MË TË LIRA AJVARI, GOLDEN EAGLE...

0
ZVICËR – Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Zvicrës dhe Kosovës ka hyrë në fuqi, duke hapur mundësi të reja për kompanitë që importojnë produkte...