POSTIMET E FUNDIT

Real Sociedad fiton Kupën e Mbretit

Real Sociedad triumfoi 4-3 në gjuajtjen e penalltive, pasi 120 minutat e lojës nuk mjaftuan për ta ndryshuar rezultatin 2-2, duke fituar trofeun e katërt historik të Kupës së Mbretit.

Ekipi bask arriti avantazhin pothuajse menjëherë pas fërshëllimës fillestare. Në minutën e parë, Barrenetxea shënon. Atletiko reagoi shpejt dhe në minutën e 19-të Ademola Lookman rivendosi barazpeshën nga buza e zonës.

Megjithatë, pikërisht para pushimit, Mikel Oyarzabal shndërroi një penallti në gol, duke dërguar Real Sociedadin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1.

Në pjesën e dytë Atletiko u rikthye e transformuar, me Simeonen që bëri ndryshimet e nevojshme taktike. Presioni bardhekuq dha fryte kur Julian Álvarez ekzekutoi një goditje të fuqishme me të majtën dhe barazoi shifrat në 2-2, duke e dërguar finalen në kohën shtesë. Tridhjetë minutat e mëtejshme nuk sollën gol fitues, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave.

Gjuajtja e penalltive vendosi fatin e trofeut. Real Sociedad tregoi nerva të çelikta dhe triumfoi 4-3, duke i dhuruar tifozëve të saj festën e madhe. Për Atletikon dhe Antoine Griezmann, që po luante ndoshta ndeshjen e fundit me bardhekuqtë për një trofe, mbeti hidhërimi i një mundësie të humbur, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB