4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Real Madridi me penallti kualifikohet!

Duhet ti lexosh

Kampioni në fuqi i Evropës me penallti e mposhti me rezultat 4:2 Atletico Madridin, në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në stadiumin “Metropolitano” në Madrid.

Ndeshja në kohën e rregullt mbyllet me rezultat 1:0 në favor të Atletico Madridit.

Në çerekfinale takohen:
Arsenali – Reali
Barcelona – Dortmundi
Bayerni – Interi
PSG – Aston Villa

Ndeshjet e para luhen me 8 prill

Ndeshjet
Atletico – Real 1:0 – 2:4 me penallti  (1:2)
Arsenali – PSV 2:2 (7:1)
Aston Villa – Club Brugge 3:0 (3:1)
Në kllapa janë ndeshjet e para

Pasi që ndeshjen e parë e kishte fituar Real Madridi me 2:1 ndeshja shkoi nl vazhdime dy herë nga 15 minuta por që nuk solli ndryshim rezultati dhe penalltitë përcaktuan çerekfinalistin.

Në veprim i shpejt që rezultoi me gol për 27 sekonda.

Gallagher shënoi nga afërsia për rezultatin 1:0 në favor të Atleticos.

Në minutën e 58-të Mbappe faullohet, ndërsa gjyqtari pa u hamendur fare akordoi penallti.

Vinicius mori përgjegjësinë në minutën e 70-të por goditja e tij nga penalltia shkoi jashtë portës së Atleticos.

Penalltitë, për Realin shënuan Mbappe, Bellingham, Valverde e Rudiger; dështoi Lucas (e mbrojti portieri Oblak) – për Atleticon realizuan Sorloth, Correa, dështuan Alvarez, Llorente. /K.Goca

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit