Real Madridi ka treguar lojë të mirë në stadiumin “San Mames” në Bilbao.
Skuadra madrilene ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e javës së 19-të të Kampionatit të Spanjës.
Barcelona prin me 37 pikë, ka një më shumë se Reali në vendin e dytë. Për fitoren e Realit shënuan Mbappe (7′ e 59′), Camavinga (42′).
Duhet theksuar se në minutën e 59-të, Mbappe realizoi nga rreth 20 metra në këndin e djathtë të vendasve.
Athletic Bilbao zë vendin e 8-të me 20 pikë të mbledhura. Mbappe kryeson listën e shënuesve me 16 gola apo ka tetë më shumë se Muriqi në pozitën e tretë./K.Goca/BS




