Babai i futbollistit Granit Xhaka, Ragip Xhaka ka reaguar për herë të parë pasi djali i tij u vërshëllye në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, në ndeshjen Kosovë – Zvicër.
Ai tha se ndihet krenar për djalin e tij pasi që nga fillimi e ka mësuar të përballet me çdo sfidë dhe sakrificë, shkruan IndeksOnline.
Ragip Xhaka thotë se kjo nuk ishte hera e parë që janë përballur me sulme.
Reagimi i plotë:
Lideri dhe kapiteni im, Granit,
Çdo hap që kam hedhur nga Kosova deri në Zvicër, çdo vendim që kam marrë, e kam bërë duke menduar për ty dhe për Taulantin.
Pse?
Sepse desha që ju të rriteni të drejtë, të ndershëm, të fortë dhe të paepur. Desha t’ju mësoj të përballeni me çdo sfidë dhe çdo sakrificë, dhe ju e keni bërë këtë me nder e me karakter.
Jam krenar, biri im.
Desha që ta donit veten, familjen dhe atdheun e të parëve tanë dhe ju e bëni këtë çdo ditë.
Ju mësova si luftohet e si qëndrohet përballë më të këqijve, dhe sa herë ua solli jeta beteja të vështira, ju u ngritët më të fortë.
Sa herë që dikush nuk ju ka dashtë, ju keni falenderuar. Dhe në fund, ju prapë ju kanë dashtë sepse zemra e madhe fiton gjithmonë.
Për gjithçka që jeni dhe gjithçka që keni bërë, unë jam krenar pa masë me ju.
Ju jeni dhe do të mbeteni dy zemrat e krenarisë sime.
Me shumë dashuri, Babi /transmeton Indeksonline




