3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Rashford hero i Barcelonës, Napoli gjunjëzohet në Manchester

Duhet ti lexosh

Barcelona kthehet me pikë të plota nga Newcaastle, duke triumfuar me rezultat 2:1 në xhiron e parë të Champions League në futboll.

Futbollist anglez, Marcus Rashford, është kryefjala e ndeshjes duke shënuar dy gola për fitoren e Barcelonës.

Rashford shënoi në minutën e 58-të e 67-të.

Në minutën e 90-të Gordon ka realizuar dhe ngushtuar humbjen e skuadrës angleze.

Rezultatet

Eintracht – Galatasaray 5:1 (3:1)
Mancheester City – Napoli 2:0 (0:0)
Newcastle – Barcelona 1:2: (0:0)
Sporting – Kairat Almaty 4::1 (1:0)
Club Brugge – Monaco 4:1 (3:0)
Copenhagen – Bayer 2:2 (1:0)

Skuadra italiane mbetet pa një lojtar në fushë për 69 minuta.

Futbollisti Di Lorenzo i Napolit përjashtohet direkt me karton të kuq ën minutën e 21-të. Manchester City pas shumë orvatjeve shënoi në pjesën e dytë,

Erling Haland në minutën e 56-të ndezi atmosferën, shënoi për Manchester Cityn.

Në minutën e 65-të Doku realizon për Cityn, 2:0.

Eintracht Frankfurti nuk lejoi befasi si vendas duke e mposhtur me rezultat 5:1 Galatasarayn.

Në pjesën e dytë shënuan edhe Burkardt (66’) e Knauff I75′).

Sportingu në Lisbonë ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj skuadrës kazake Kairat A;lmaty.

Golat për vendasit i realizuan Trincao (44’ e 65’), Alisson Santos (67′), Quenda (68’) dhe për Kairat Edmilson Santos (86’). Në minutën e 21-të danezi Morten Hjulmand i Sporting ka shpërdoruar rastin më të mirë, duke dështuar nga penalltia./Kemajl Goca/BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit