BallinaAtdheuRaportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e...

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike! 

-

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur situatën në të cilën gjendet Kosova pasi nuk arriti të zgjidhte presidentin e vendit. Terras e ka cilësuar si pengesë serioze dështimin e Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri.

“Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkruan Terras në “X”.

Reagimi i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi të premten se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Osmani gjatë fjalës së saj për mediat theksoi se ky vendim erdhi PASI deputetët nuk përmbushën detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.

 “Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, tha Osmani ndër të tjera, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Sot, 5 Tetor, do ta kishe datëlindjen, Nonë” – rrëfimi prekës...

0
Përgatiti Dahest LUMA Një shkrim me plot emocione nga PhD. Dashnim Hebibi, i publikuar në rrjetet sociale në kujtim të nënës së tij të dashur,...