Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë pasditen e së hënës, më 9 shkurt, drejt Brukselit, ku parashikohet të ketë një darkë pune me Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.
Burimet bëjnë me dije se në agjendën e Kryeministrit Edi Rama në Bruksel, më 9–10 shkurt, nuk përjashtohet mundësia edhe për një takim në Komisionin Europian me Drejtorin për Negociatat, Gert Jan Koopman. Agjenda e shkurtër e Kryeministrit në Bruksel lidhet me procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian nga Denada Shkodrani, transmeton rtsh.
- Reklama -




