4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kryeministri Rama takon përfaqësuesen e Tik-Tok për Evropën në Davos të Zvicrës

Duhet ti lexosh

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Marrëdhënieve me qeveritë dhe politikën publike të Tik Tok për Europën, Christine Grahn, ndërsa ndodhet në Davos, ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se në takim është diskutuar lidhur me shqetësimet që çuan në vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e përkohshme të kësaj platforme.

“Shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shprehet Rama, njofton euronews.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit