7.9 C
Zurich
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Rama: Gjykatësit kërkojnë rritje page mbi 2 mijë euro, por aktualisht paguhen sa në Greqi

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për rritje page. Rama thotë se kjo kërkesë është absurde dhe me këtë qasje po tentojnë t’i imponohen dy institucioneve të tjera, qeverisë dhe Parlamentit. “Gjykata Kushtetuese para pak ditësh publikoi regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata, kërkuan nga GJK t’u rritet paga. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Kushtetuesja, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së tyre, kur u ballafaquan me Kushtetuesen, lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash, nuk kam qëllim dhe dëshirë për të bërë polemikë, por ja si flet: “Unë jam gjyqtar karriere, thotë, kuptoj nga jeta shoqërore”.
U anatemua ideja që mund të përdorin pushtetin për të shkelur mbi parlamentin, qeverinë, për t’u rritur pagat. Mendova: edhe ne të zgjuar jemi, të presim momentin e përshtatshëm kur përgatiteshin zgjedhjet e tjera; të paktën qeveria nuk do të kishte kohë të merrej me ne, dhe ndërkohë si dihej si dilte rezultati, kjo është paraqitur në fillim marsi. Ky i thotë gjykatës: “Thashë ta bëjmë kështu tinëz këtë punë”, pastaj pa e pasur mendjen të tjerët, ti merrnin buxhetit të shtetit 37 milionë euro. Nëse të tjerët janë dhe s’janë, gjyqtarët janë vetë zot dhe vetë shkop, siç po tregojnë këto kohë.
Për të pasur një ide të qartë lidhur me situatën e pagave në Shqipëri, dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri pagat e gjykatësve sot, siç janë, janë të njëjtat me ato në Greqi, një vend të BE-së, dhe ndërkohë janë dyfish më të larta se në Maqedoni dhe në Malin e Zi.
Një tjetër thotë: “Si mund t’i lihet në dorë qeverisë, kur ne kemi në dorë çekiçin.” Domethënë Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht që gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët. Ata duan 1,800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2,000 euro rritje për gjyqtarët e Apelit. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde, dhe kjo gëzon respekt; gjykatësit imponohen mbi parlamentin, qeverinë dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre. Ndërkohë që një tjetër thotë: “Pse nuk është parasysh dhe fakti që bëjmë lekë. Fitojmë se i sjellim buxhetit të shtetit para, dhe me ato para të na rritet paga.” Kjo është një tjetër çudi e madhe. Sipas gjykatësit, edhe tatimorët që i sjellin shumë të ardhura buxhetit, nuk duhet të kenë pagat më të larta se të tjerët. Edhe policia pse të mos u marrë gjithë gjobat?! Po me pensionistët si i bëhet? 37 milionë euro i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë. Këtu ka plot njerëz që kontribuojnë; si do u rriten pagat atyre? Unë shpresoj që Kushtetuesja mos tua lërë këtë njollë të madhe Shqipërisë dhe të mos na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera”, shprehet Rama, transmeton kjone.

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme