BallinaFoto LajmRama: 1 milion vizitorë nga Italia vitin e kaluar, mendojnë edhe të...

Rama: 1 milion vizitorë nga Italia vitin e kaluar, mendojnë edhe të jetojnë në Shqipëri

-

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, kishte të ftuar balerinin shqiptar Ilir Shaqiri, i cili ka ndërtuar jetën dhe karrierën mes Shqipërisë dhe Italisë.

Rama tha se është rritur interesi i shtetasve italianëve për të vizituar Shqipërinë, madje edhe kërkesat  për të blerë banesa apo dhe për të jetuar në vendin tonë.

Kryeministri theksoi se gjatë vitit 2024 Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1 milion turistë italianë.

“Vjet kemi arritur në pak më shumë se 1 milion vizitorë nga Italia, ku patjetër një pjesë janë shqiptarë me pasaportë italiane, por pjesa dërrmuese janë italianë. Dhe mua më marrin më pyesin ‘si vihet, ku vihet, duam të vijmë në Shqipëri, duam të blejmë shtëpi‘”, tha Rama ndërsa shtoi se tashmë ka ndryshuar shumë edhe perceptimi për shqiptarët në Itali. Balerini Shaqiri tregoi eksperienca personale, ku shumë italianë interesohen për të kaluar pushime në Shqipëri. “Më pyesin ku të shkojmë në veri apo në jug, ku kënaqemi më shumë, ku është më lirë”, tha Shaqiri, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Rama jepe dorëheqjen”, protestë në “Air Albania” kundër kryeministrit

0
Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e tifozëve të pranishëm në stadium...