Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, në prag të protestës së paralajmëruar për sot në sheshin “Skënderbeu”. Protesta pritet të nisë nga ora 12:00 dhe ka një kërkesë kryesore:
votimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Pjesëmarrësit pritet të kërkojnë nga deputetët që të procedojnë me votimin e ndryshimeve të propozuara në ligj./BS










