Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar qytetarët e Kosovës dhe vizitorët turistikë që ndodhen atje se autoritetet e Emirateve kanë vendosur zgjatjen e qëndrimit në hotele për ata që kanë arritur datën e check-out-it, por nuk mund të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre.
Sipas njoftimit, qëndrimi në hotel do të vazhdojë deri në momentin kur të jetë e mundur largimi nga vendi, dhe shpenzimet do të mbulohen nga data kur udhëtimi u bë i pamundur deri në datën e largimit të mundshëm.
Ambasada i bën thirrje të gjithë qytetarëve në këtë situatë që të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike.
Ajo ka theksuar gjithashtu se mbetet në dispozicion për çdo informacion dhe asistencë të nevojshme.




