3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion forcon bashkëpunimin me autoritetet vendase

Duhet ti lexosh

Më 19 mars 2025, Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë organizoi iftar tradicional për përfaqësues të organeve komunale dhe kantonale të Kantonit Vaud, duke shënuar një moment të rëndësishëm të afrimit dhe bashkëpunimit mes komunitetit shqiptar dhe autoriteteve vendase.

Ky event mblodhi së bashku personalitete të rëndësishme të jetës publike, përfaqësues nga politika, media, Policia, si dhe liderë fetarë në nivel komunal dhe kantonal. Ky diversitet i pjesëmarrësve e bëri këtë iftar një ngjarje me rëndësi të veçantë, duke reflektuar harmoninë dhe bashkëjetesën mes komuniteteve.

Në emër të Qendrës, të pranishmit i përshëndeti kryetari, z. Halil Hoxha, i cili në fjalën e tij prezantoi historikun dhe aktivitetet e Qendrës, duke theksuar rolin e saj si urë lidhëse mes komunitetit shqiptar dhe institucioneve zvicerane. Gjithashtu, disa nga të ftuarit mbajtën fjalime rasti, ku shprehën vlerësimet e tyre për organizimin dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi të ndërsjellë.

Ky iftar tashmë është tradicional, duke shërbyer si një mundësi për forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar dhe autoriteteve vendase. Mikpritja dhe organizimi u vlerësuan lart nga të pranishmit, të cilët falënderuan Kryesinë e Qendrës për këtë ftesë dhe iniciativë.

Me respekt,

Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion – Lozanë

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit