4.1 C
Zurich
Thursday, November 20, 2025
spot_img
spot_img

Pushim 3-javor dhe 72 orë midis ndeshjeve, ja si planifikon FIFA t’i “shpëtojë” futbollistët

Duhet ti lexosh

Një minimum prej tre javësh pushim në fund të sezonit dhe 72 orë midis ndeshjeve, kjo është receta e FIFA-s për t’iu përgjigjur shqetësimeve të lojtarëve në lidhje me shumë ndeshje të luajtura. Megjithatë, sindikata globale e lojtarëve, FIFPRO, nuk u ftua në takimin “kyç” të mbajtur nga presidenti Gianni Infantino në Neë York, në prag të finales së Kupës së Botës për Klube, raporton BBC në faqen e saj të internetit.

FIFA tha se bisedimet e djeshme në Nju Jork trajtuan çështje kyçe që lidhen me shëndetin e lojtarëve, duke përfshirë çështje kritike që lidhen me planifikimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Kishte “konsensus” se duhet të ketë të paktën 72 orë pushim midis ndeshjeve dhe se lojtarët duhet të kenë një periudhë pushimi prej të paktën 21 ditësh në fund të çdo sezoni.

Megjithatë, FIFPro kishte bërë thirrje për një periudhë pushimi 4-javore. FIFA i përshkroi “diskutimet produktive” me “përfaqësues të sindikatave të ndryshme të lojtarëve nga e gjithë bota… me një fokus të veçantë në pushimin dhe rikuperimin e lojtarëve”, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit