4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Punëtori është nder, jo objekt paragjykimi

Duhet ti lexosh

Nga: Dashnim HEBIBI

Sa duhet të presim?

Edhe sa vite e sa gjenerata duhet të kalojnë që të kuptojmë se punëtori është vlerë e jo turp? Pse të përgojohet ai që punon? Pse të pengohet? Shoqëria jonë shpeshherë harron se nga puna përfiton vetë individi, familja dhe e gjithë komuniteti.

Shembujt nga bota e zhvilluar

Në Zvicër dhe shtetet e zhvilluara, punëtori respektohet, përkrahet dhe shihet si shtyllë e shoqërisë. Atje, puna nuk paragjykohet, por vlerësohet si vlerë kombëtare. Tek ne, për fat të keq, shpesh ndodh e kundërta: përgojohen ata që punojnë më shumë.

Fjalë apo vepra?

“Pergojojnë ata që kanë kohë e nuk kanë nivel. Ai që punon nuk ka kohë të flasë kot,” tha Arlindi nga Peja, i cili jeton në Zvicër. Dhe kjo është realiteti ynë i hidhur: ata që nuk kanë punë e guxim merren me fjalë. Ndërsa ata që punojnë, ecin përpara.

Të bashkohemi në përditshmëri

Në një lokal në Kantonin e Cyrihut, punëtorë krahu dhe afaristë shqiptarë diskutuan për këtë fenomen. U tha qartë se ne shqiptarët jemi të fortë kur jemi bashkë – por duhet të jemi bashkë jo vetëm në stadiume e valle, por edhe në jetën e përditshme. Nëse një shok hap një restorant, duhet ta ndihmojmë. Jo ta paragjykojmë, jo t’i hapim një tjetër përballë tij, e as të shpifim se “s’di të bëjë biznes” ose “sigurisht do të dështojë”.

Nga A-ja drejt zhvillimit

Këto janë dukuri që duhet të shkruhen, sepse na përkasin të gjithëve. Është koha të fillojmë nga A-ja – nga respekti për punën dhe për guximin e secilit që merr përgjegjësi për të krijuar. Vetëm kështu do të ecim te shkronjat tjera të alfabetit të zhvillimit.

Mesazhi i qartë

Puna është nder. Përgojimi është dobësi. Shoqëria duhet të përkrahë punëtorin, jo ata që bëjnë zhurmë pa vepra. / SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit