Në një nga ndeshjet më spektakolare të historisë së Champions League, PSG ka mposhtur Bayern Munich me rezultatin e çmendur 5-4.
Takimi nisi me avantazhin e Harry Kane, por parizienët përmbysën gjithçka me dopietat e Khvicha Kvaratskhelia-s dhe Ousmane Dembele-së, si dhe një gol nga Joao Neves. Ndonëse Bayerni u rikthye në lojë me golat e Olise, Upamecano dhe Luis Diaz (pas rishikimit me VAR), Parisi arriti të mbrojë fitoren në një fund dramatik ku u goditën shtyllat dhe pati tensione të larta.
Kjo fitore e ngushtë e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Mynih, ndërsa spektakli i gjysmëfinaleve vazhdon që nesër.
Vëmendja tashmë zhvendoset në Londër, ku Arsenali do të presë Atletico Madridin për të përcaktuar pretendentin tjetër për finalen e madhe, transmeton euronewsal.




