BallinaKulturaPromovohet monografia `Shkrimtaret shqiptare 1954-1990`

Promovohet monografia `Shkrimtaret shqiptare 1954-1990`

-

Në hapësirat e Institutit Albanologjik u bë promovimi i monografisë shkencore “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” i autores Meliza Krasniqit. Në këtë monografi shkencore trajtohen një numër i konsiderueshëm i shkrimtareve shqiptare që kanë lënë gjurmë në artin letrar.

Në vigjilje të 8 Marsit, Ditës së Gruas, u bashkuan për të reflektuar rolin e gruas në letërsi dhe shkencë. Me këtë rast u promovua monografia “Shkrimtarët shqiptarë 1954-1990” e autores Meliza Krasniqi.

“Meliza përdor të kombinuara një varg teorish letrare për t’ju qasur teksteve duke pasur për bazë teorinë e studimeve gjinore nga rrjedhin edhe gjinokritika,” tha Gëzim Aliu, redaktor i monografisë.

“Nëse deri tani gruaja ka qenë vetëm një personazh, tani te kjo vepër gruan e kemi autore të një vepre,” tha Resmije Kryeziu, studiuese e letërsisë.

“Nga ana tjetër gjithë botës, por edhe popullit shqiptar kudo që është, emocionohem,” tha Natasha Lako, shkrimtare.

“E nisa këtë udhëtim me një grua, me Musine Kokalarin, shkrimtaren e parë shqiptare. Ishte ajo që më bëri të mendoj ndryshe për mënyrën se si e kemi parë letërsinë e grave, më bëri të kuptoj se nuk mjafton ta shohim krijimtarinë e tyre si raste të veçuara,” tha Meliza Krasniqi, autore e monografisë.

Ky libër tani është në duar të lexuesve dhe hulumtuesve të albanologjisë dhe zhvillimeve në letërsinë shqipe gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takon Scharpingun, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në vitin...

0
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili...