BallinaDiasporaPromovohet libri “Shekulli i Parë” në Gjenevë

Promovohet libri “Shekulli i Parë” në Gjenevë

-

Me 4 prill 2025, me fillim nga ora 19H e 30 në Uni Mail – salla R070 në Gjenevë, shoqata e studentëve shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ-ja, do të mbajnë  promovimin e librit “Shekulli i Parë” të autorit Sejmen Gjokoli.

Ky aktivitet organizohet me qëllim promovimin e kulturës dhe historisë shqiptare. Libri “Shekulli i Parë” sjell një pasqyrim të ngjarjeve më të rëndësishme që shënuan 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ofruar një rrëfim të detajuar mbi momentet kyçe të historisë sonë kombëtare.

Në kuadër të promovimit, do të shfaqet edhe një film dokumentar me të njëjtin titull, i cili thellon më tej temat e trajtuara në libër. Eventi do të pasurohet gjithashtu me pika muzikore nga artistë shqiptarë nga Gjeneva, duke sjellë një atmosferë të veçantë kulturore.

Sejmen Gjokoli – “Mjeshtër i Madh”, personalitet i shquar i Labërisë, studiues, shkrimtar dhe publicist i njohur për angazhimin ti në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

/ Shoqata e Studentëve Shqiptar të Gjenevës dhe Komunitetit Shqiptar i Gjenevës

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nis viti i ri akademik, rreth 20 mijë studentë ulen sot...

0
Tiranë – Universitetet shqiptare hapin sot dyert për vitin e ri akademik, me rreth 20 mijë studentë të rinj që pritet të ulen për herë të parë...