BallinaAktualitetiAmbasadori Astrit Zemaj përmbyll mandatin në Bruksel

Ambasadori Astrit Zemaj përmbyll mandatin në Bruksel

-

Gjatë këtij mandati, ambasadori Zemaj ka kontribuar ndjeshëm në avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në strukturat euro-atlantike dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe NATO-s.

Stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel ka përshëndetur ambasadorin Astrit Zemaj, i cili ka përmbyllur mandatin e tij si ambasador për marrëdhënie me NATO.

“Sot, stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel e përshëndeti pjestarin e misionit tonë, ambasadorin për marrëdhënie me NATO, z. Astrit Zemaj, i cili përmbylli mandatin e tij në Mision, për të vazhduar angazhimet tutje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në emër të gjithë stafit, Shefi i Misionit në AMbasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami, e falendëroi ambasadorin Zemaj për vitet e shërbimit të tij me ne, gjatë të cilave ka dhënë një kontribut të ve[antë dhe të [mueshëm në avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në strukturat euro-atlantike, sidomos në më shumë se tri vitet e fundit, në forcimin e marrëdhënieve mes Repbulikës së Kosovës dhe NATO-s.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel i shpreh ambasadorit Zemaj mirënjohje për angazhimin e tij dhe i uron suksese të mëtejshme në detyrat e ardhshme në shërbim të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pulla postare e `Rilindjes` i dhurohet Bibliotekës Kombëtare

0
Pulla postare e gazetës historike “Rilindja” i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 80-vjetorit të themelimit të gazetës. Drejtoresha...