0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Prof.dr.Florim Cuculi: “Nuk Duhet të Tolerojmë t`na Mohohet Gjuha”

Duhet ti lexosh

/ Prof.dr.Florim Cuculi drejtor i klinikës së kardiologjisë në Luzern të Zvicrës. (Herzzentrum – Luzerner Kantonsspital Chefarzt Kardiologie ), një personalitet i njohur dhe i nderuar jo vetëm tek bashkëkombasit tanë, por edhe te miqtë tanë zviceran, sot ka shprehur një mllef të madh për padrejtësitë që po ndodhin në Maqedoninë e Veriut.

Ja se çka shkruan ky shkenctar në rrjetet sociale me prejardhje nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut që jeton e vepron në Zvicër:

Të dashur bashkatdhetarë.

I brengosur i lexoj lajmet nga vendlindja. Nuk duhet të tolerojmë të na mohohet gjuha në atë shtet ku kemi jetuar me shekuj të tërë.

Kemi duruar shumë! Duruam kur na i shëmtuan mbiemrat me „oski“! Duruam kur në shkollë mësonim vetëm maqedonisht! Në vitin 2024 diskutojmë a është legjitime në institucione të përdoret gjuha e 30% të popullatës! Mjaft e ka!

Prof.dr. Florim Cuculi“. Padyshim, se ky reagim u mirëprit edhe nga disa mërgimtarë ose më mirë të themi nga të gjithë ata që kanë mundur ta lexojnë dhe të shprehin mendimet e veta. Mërgata shqiptare si gjithmonë i përcjell të gjitha situatat që ndodhin në atdheun tonë.

helveticALforum.ch

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit