-0.8 C
Zurich
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Procesi i votimit në Cyrih përmbyllet me sukses

Duhet ti lexosh

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, ka deklaruar sot se procesi i votimit në Qendrën e Votimit në Cyrih është përmbyllur me sukses, duke u zhvilluar në përputhje të plotë me standardet ligjore dhe procedurat e përcaktuara.

Në deklaratën e tij pas përfundimit të votimit, z. Berisha theksoi se procesi ka qenë i qetë, transparent dhe i organizuar mirë, falë angazhimit të të gjithë akterëve të përfshirë. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për bashkatdhetarët nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët, sipas tij, treguan interesim dhe përgjegjësi qytetare duke marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë bashkatdhetarët që morën pjesë në votim, si dhe për komisionerët, vëzhguesit dhe stafin mbështetës, të cilët me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit gjatë gjithë ditës,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve përkatëse dhe respektimi i rregullave nga ana e votuesve kanë qenë faktorë kyç për realizimin me sukses të këtij procesi të rëndësishëm demokratik.

Procesi i votimit në Cyrih është pjesë e angazhimit të institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar të drejtën e votës për qytetarët e saj që jetojnë jashtë vendit, duke forcuar kështu pjesëmarrjen demokratike të diasporës në jetën politike të vendit, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme