2.5 C
Zurich
Monday, December 15, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani dërgon mesazh paqeje dhe ftesë për Papa Leonin XIV

Duhet ti lexosh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një audiencë private me Papa Leonin XIV, ku i përcolli urimet për fillimin e pontifikatit dhe ftesën për një vizitë në Kosovë.

Në takim u diskutua për rolin e Kosovës në paqe dhe harmoni ndërfetare, thellimin e bashkëpunimit dhe shpresën për njohjen formale të shtetit nga Selia e Shenjtë.

Presidentja theksoi përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve historike dhe ndarjen e dëshirave për paqe globale.

Postimi i plotë:

Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë.

Gjatë takimit i përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, si dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë dritë, kurajë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë anembanë botës. Përcolla poashtu ftesën e përzemërt për një vizitë të tij në Republikën e Kosovës, e cila do të pritej me shumë dashamirësi nga të gjithë qytetarët tanë.

Biseduam për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare mbi përvojën e saj historike të qëndresës dhe sakrificës. Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në fusha që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve tanë, me shpresën që Selia e Shenjtë do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës.

Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën, transmeton Bsot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme