1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë

Duhet ti lexosh

Është pritur në një ceremoni nga homologu Bajram Begaj.

Më pas krerët e dy shteteve nisën takimin në ambientet e Presidencës për të dalë në orën 11:30 në konferencën për media.

Kjo është vizita e parë e një presidenti sllovak në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i vizitës është konfirmimi i interesit për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe me theks në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. “Të dy presidentët do të diskutojnë zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, situatën e sigurisë në Evropë dhe marrëdhëniet transatlantike. Presidenti sllovak do të shoqërohet në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes Robert Kalinak (Smer-SD)”, ka njoftuar Zyra e Presidentit Pellegrini.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë e pas takimit me homologun Begaj, Presidenti Pellegrini do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe kryeministrin Edi Rama. Përveç kësaj, presidenti sllovak është planifikuar të vizitojë Muzeun Bunk’art 2, i cili përkujton përvojën e ngjashme historike të të dy vendeve me regjimet totalitare, njofton rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit