3.3 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Presidenti i Shqipërisë uron Kurtin dhe qytetarët e Kosovës për zgjedhjet

EKSKLUZIVE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe kryeministrin e rizgjedhur, Albin Kurti, pas përfundimit të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare.

Në një postim në rrjetin social X, Presidenti Begaj shkruan: “Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin”.

“Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”.

- Reklama -

Ai ka theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe përkushtimin institucional për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit në frymën e vlerave evropiane. /BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme