POSTIMET E FUNDIT

Presidenti Behaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një vizite zyrtare, e cila synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, në orën 12:00 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes Presidentit Begaj dhe homologes së tij, Gordana Siljanovska-Davkova. ku do të diskutohen zhvillimet më të fundit në rajon, bashkëpunimi politik dhe ekonomik, si dhe çështje që lidhen me integrimin evropian dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në vijim të agjendës, rreth orës 15:00 është parashikuar zhvillimi i një seance të posaçme të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, e organizuar në nder të Presidentit Begaj. Kreu i shtetit shqiptar do t’u drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse, ku pritet të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, rolin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si urë lidhëse mes dy vendeve, si dhe perspektivën e përbashkët evropiane, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB