BallinaAtdheuKonjufca pret Shefin e Misionit të Luksemburgut

Konjufca pret Shefin e Misionit të Luksemburgut

-

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti dje në takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve njoftuese pas formimit të qeverisë së re. Me këtë rast, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë e Luksemburgut për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Bëhet e ditur se diskutimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, koordinimin në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPJD-së.

Takimi konfirmon vullnetin e përbashkët për avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut në fusha me interes të ndërsjellë, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ramos zbulon arsyen e largimit nga PSG-ja: Nuk kisha hapësirë të...

0
Sulmuesi portugez pranon se ishte i zhgënjyer nga mungesa e paraqitjeve si titullar në Paris, ndërsa biseda me Ruben Amorimin ishte vendimtare për kalimin...