BallinaAtdheuPresidenti Begaj uron shqiptarët për 81-vjetorin e Çlirimit dhe kryen homazhe te...

Presidenti Begaj uron shqiptarët për 81-vjetorin e Çlirimit dhe kryen homazhe te “Nëna Shqipëri”

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot shqiptarët me rastin e Ditës së Çlirimit, duke theksuar rëndësinë e vlerave të lirisë dhe sakrificës së dëshmorëve.

Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë. Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen,” u shpreh Presidenti Begaj.

Me rastin e 81-vjetorit të fitores së luftës kundër nazifashistëve, Kreu i Shtetit kreu homazhe pranë memorialit “Nëna Shqipëri”, ku vendosi një kurorë me lule në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Egnatia “dorëzohet” në kohën shtesë

0
Egnatia ishte shumë pranë mrekullisë, por nuk arrin që të kalojë “pengesën” Lillestrom për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Europa...