3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB

Duhet ti lexosh

I pranishëm në punimet e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në një postim në rrjete sociale, teksa ka publikuar foto nga takimi, Begaj e konsideron bisedën mes tyre si “miqësore”.

Sipas Presidentit, biseda u fokusua në rolin aktiv të vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kënaqësi të takoj Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si pjesë e punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Biseda miqësore u fokusua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohjen time Sekretarit të Përgjithshëm Guterre për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit