0.5 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti Begaj takim në OKB me homologun kroat

Duhet ti lexosh

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, në selinë e Kombeve të Bashkuara, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimi, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë e partneritetit strategjik mes NATO-s dhe BE-së për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në rrjetet sociale pas takimit, Presidenti Begaj e cilësoi Milanović-in si “mikun tim dhe të shqiptarëve”, duke theksuar rolin e tij si një mbështetës të fortë të integrimit evropian të Shqipërisë.

Në selinë e OKB-së me mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për dy vendet tona, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor,” shkruan Begaj, duke nënvizuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes dy aleatëve euroatlantikë.

Presidenti Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Asamblesë së OKB-së, e cila zhvillohet në Nju Jork nga 22 deri më 27 shtator 2025.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe. Kreu i shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit