9.3 C
Zurich
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Presidenti Begaj:  Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez

Duhet ti lexosh

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për tragjedinë që tronditi Kanadanë perëndimore mëngjesin e kësaj të mërkure (11 shkurt) ku nëntë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme dhe në një banesë pranë saj, në zonën e Tumbler Ridge.

Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe iu ka uruar shërbim të shpejtë të plagosurve.

Ai shprehu solidarizimin e vendit me popullin kanadez, ndërsa ka dënuar aktet e dhunës që marrin jetët njerëzore.

- Reklama -

“I tronditur nga të shtënat tragjike në një shkollë në British Columbia. Ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhune që merr jetë njerëzore”, shkruan kreu i shtetit në rrjetin social X, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme