4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti Begaj priti kontabilistët shqiptarë dhe italianë

Duhet ti lexosh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të rinj Shqiptarë që veprojnë në Itali, si edhe përfaqësues të Shoqatës së Kontabilistëve Italianë.

Presidenti Begaj përgëzoi iniciativën e të rinjve profesionistë shqiptarë për të kontribuar me potencialin dhe ekspertizën e tyre në Shqipëri, si edhe për krijimin e një ure komunikimi dhe bashkëpunimi midis profesionistëve të Diasporës dhe institucioneve shqiptare.

Kreu i Shtetit shfrytëzoi këtë takim për të falënderuar edhe një herë Italinë mike për mirëintegrimin e shqiptarëve në shoqërinë italiane, si edhe për rolin e saj si partneri kryesor tregtar dhe një nga investitorët më të rëndësishëm në vend.

Në fokus të bisedës ishte, gjithashtu, Konferenca “Shqipëria: Urë Mundësish – Investime Strategjike për të Ardhmen”, e cila do të zhvillohet më 18-19 shtator 2025 në Tiranë, me iniciativë të dy shoqatave që Presidenti Begaj priti sot.

Kreu i Shtetit shprehu mbështetjen e tij për iniciativa të tilla që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit