7.8 C
Zurich
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Presidenti Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani

Presidenti Bajram Begaj u nis sot për një vizitë shtetërore në Jordani me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II. Vizita dyditore, me një agjendë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, synon të ngrejë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita e Presidentit Begaj në Amman pason atë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, vitin e shkuar në Tiranë. Takimet dhe vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, deri më tani, kanë dëshmuar vullnet për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit.

Ndaj dhe kjo vizitë e Kreut të Shtetit në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë synon një hap të mëtejshëm pozitiv drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh, me zgjerimin e tij në fusha të tjera me interes të ndërsjellë./KJonë

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB