3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Prej 4 Janarit, bëhuni gati për të paguar tarifat e autostradës drejt Tiranës, Durrësit.., (ishte 10 euro vajtje-ardhje), tash 20 euro

Duhet ti lexosh

Secili që do të shkoj në Tiranë, që dikur ka paguar 10 euro vajtje-ardhje për autostradë, do të bëhet gati nga 4 janari ( e shtune) që të paguaj përafërsisht 20 euro. Autostrada Thumanë-Kashar është aksi i dytë në vend pas asaj të Rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë.

Me tarifa fillestare prej 2.1 eurosh për kalim, përdoruesit e rrugës do të përballen me një tjetër goditje financiare në përditshmërinë e tyre.

Ky është aksi më i shtrenjtë në botë për kilometër:

59 euro për milimetër rrugë

590 euro për centimetër rrugë

59,000 euro për metër rrugë

59 milionë euro për kilometër rrugë

Në një periudhë 35-vjeçare, kompania “Gener 2” do të përfitojë mbi 1.3 miliardë euro nga vetëm 22 kilometra rrugë. Ekspertët kanë zbuluar se kompania ka përdorur vetëm 30% të trashësisë së parashikuar të asfaltit, duke vënë drejtpërdrejt në rrezik jetën e përdoruesve.

Rruga Thumanë – Kashar, e katërta më e shtrenjta në 59 autostradat me pagesë në Evropë

Në krahasim janë përfshirë vetëm autostradat me pagesë, një pjesë e të cilave kanë edhe tunele (duke përjashtuar tarifat për veprat e rralla inxhinierike të tilla si Kanali La Manshit, tunelet dhe urat në Belgjikë dhe Holandë etj, pasi nuk janë të krahasueshme me rrugën Thumanë -Kashar).

Autostrada Thumanë – Kashar në Shqipëri ka një gjatësi 21 kilometër, me një tarifë 2.1 euro pa TVSH ose 2.53 euro me TVSH ose 0.12 euro për kilometër. Me këtë çmim për kilometër Thumanë – Kashar është e katërta më e shtrenjta në mesin e 59 autostradave me pagesë në Europë.

Dy ditë më parë u krijuan radhë të mëdha në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila filloi testimin e pagesave për të kaluar në 21 kilometrat e ndërtuara përmes koncesionit. Pagesa u hoq pas amullisë së krijuar me trafikun.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) sqaroi dje se kompania ka kryer në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.

Aksi Thumanë-Kashar 21 km është autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km në orë. Për ndërtimin e saj u përdor forma e koncesionit me financim privat për 35 vjet. Të ardhurat e për të gjithë periudhë e koncesionit me gjithë TVSH llogariten 1,6 miliardë euro.

Vlera e investimit është 271 milion euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, Ky segment është pjesë Korridorit Adriatiko -Jonian.

Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogorasë. Tani shtrohet pyetja, a do të ngriten çmimet e biletave të autobusëve që shkojnë nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare për në Shqipëri? A do të jenë ato çmime stabile të autostradës së re, apo edhe do të ndryshoj pas një kohe? Një është e ditur, se tash e tutje, për të shkuar në Tiranë do të duhesh të paguash 20 euro ardhje-vajtje. / helveticALforum

Foto për helveticALforum nga një bashkatdhetarë që jeton e vepron në Zvicër, E.E

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit