BallinaAtdheuPPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për...

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

-

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe logos së flamurit të Partisë Demokratike, zgjidhur tashmë me vendim gjykate, kryedemokrati Sali Berisha ftohet për t’u bërë pjesë e kongresit elektoral të CDU-së.

Berisha është nisur të premten drejt Gjermanisë për t’iu bashkuar Kongresit ku mblidhen liderët e partive anëtare të Partive Popullore Europiane (PPE), ku bën pjesë edhe PD-ja.

Për shkak të agjendës, me lejen edhe të SPAK-ut, Berisha nuk do të paraqitet as të hënën në këtë institucion.

Përpara nisjes për në Gjermani, kryetari i PD-së priti në selinë e partisë, deputetët konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër në hije për Marrëdhëniet me Jashtë), Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), Philippa Broom, anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe këshilltarin Pierre Plumeajau.

Tema diskutimi ishin qeverisja e kryeministrit Edi Rama, “ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve”.

Berisha tha se “informoi deputetet britanike për përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe për shpopullimin drastik të vendit si dhe luftën frontale për asgjësimin e opozitës”.

Kryedemokrati mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit.

Për më shumë, Berisha theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri./ Gazetare: s.p. / Anisa Kadesha/rtsh

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

11 NËNTORI, DITA E BEQARËVE: NGA NJË TRADITË STUDENTORE NË KINË,...

0
11.11 – Dita e Beqarëve, festa që tejkaloi Black Friday dhe Cyber Monday 11 nëntori, i njohur ndërkombëtarisht si Singles’ Day (Dita e Beqarëve), është...