1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Posta me pullë postare për Nekibe Kelmendin për nder të 8 Marsit

Duhet ti lexosh

Filatelia e Postës së Kosovës, me rastin e shënimit të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përmes pullës postare ka nderuar figurën e veprimtares së shquar për të drejtat e njeriut dhe ish-ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.

“Nekibe Kelmendi ishte një juriste dhe politikane e përkushtuar, e cila gjithë jetën e saj ia kushtoi mbrojtjes së të drejtave të njeriut. E njohur si një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtjen e viktimave të dhunës, ajo la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Pas luftës, si Ministre e Drejtësisë, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, duke punuar pa u lodhur për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Ky emision përbëhet nga pulla postare me nominale €1.30, si dhe Zarfi i Ditës së Parë, ndërkaq në dispozicion të qytetarëve do të jetë nga sot deri në konsum të plotë, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit