BallinaDiasporaPosta e Maqedonisë së Veriut merr pjesë në sesionin e Këshillit të...

Posta e Maqedonisë së Veriut merr pjesë në sesionin e Këshillit të Operacioneve Postare në Bernë

-

Posta e Maqedonisë së Veriut po merr pjesë në sesionin e Këshillit të Operacioneve Postare (POC) të Unionit Postar Universal (UPU), që mbahet nga 19 deri më 23 tetor në Bernë të Zvicrës.

Delegacioni përbëhet nga drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, dhe udhëheqësi i Sektorit për Çështje Ekonomike dhe Financiare, Ismail Mislimi.

Në kuadër të sesionit do të diskutohen çështje që lidhen me zhvillimin e sektorit postar ndërkombëtar, përfshirë zinxhirin e furnizimit, shërbimet fizike postare, shërbimet digjitale dhe financiare, si dhe qëndrueshmërinë e rrjeteve postare.

Programi përfshin mbledhje të komisioneve, një forum tematik dhe seanca plenare, ku përfaqësuesit e operatorëve postarë nga vende të ndryshme do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të diskutojnë zhvillimet e fundit në këtë sektor.

Pjesëmarrja në këtë sesion synon të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në modernizimin e shërbimeve postare, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe zhvillimin e një rrjeti postar më efikas e të qëndrueshëm. Posta e Maqedonisë së Veriut po merr pjesë në sesionin e Këshillit të Operacioneve Postare (POC) të Unionit Postar Universal (UPU), që mbahet nga 19 deri më 23 tetor në Bernë të Zvicrës.

Delegacioni përbëhet nga drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, dhe udhëheqësi i Sektorit për Çështje Ekonomike dhe Financiare, Ismail Mislimi.

Në kuadër të sesionit do të diskutohen çështje që lidhen me zhvillimin e sektorit postar ndërkombëtar, përfshirë zinxhirin e furnizimit, shërbimet fizike postare, shërbimet digjitale dhe financiare, si dhe qëndrueshmërinë e rrjeteve postare.

Programi përfshin mbledhje të komisioneve, një forum tematik dhe seanca plenare, ku përfaqësuesit e operatorëve postarë nga vende të ndryshme do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të diskutojnë zhvillimet e fundit në këtë sektor.

Pjesëmarrja në këtë sesion synon të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në modernizimin e shërbimeve postare, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe zhvillimin e një rrjeti postar më efikas e të qëndrueshëm, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mot i ftohtë në Zvicër: Bora zbret deri në 1.000 metra,...

0
Pas një fillimjave me mjegull të lartë dhe temperatura deri në 20 gradë në disa lugina alpine, Zvicra po përgatitet për një ndryshim të...