3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00, qarqet që kryesojnë

Duhet ti lexosh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 15:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 32.98%, me gjithsej 515,996 zgjedhës që kanë votuar.

Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 38.97% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë. Pas saj renditen Kukësi me 37.42% dhe Tirana me 37.22%, që mbetet edhe qarku me numrin më të lartë të votuesve në total, 160,620 persona. Në skajin tjetër të renditjes qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 23.85%, ose 31,439 votues, që kanë votuar deri në orën 15:00./KJ

Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:

BERAT: 19,810 votues – 31.84%

DURRËS: 61,753 votues – 30.51%

ELBASAN: 44,593 votues – 33.67%

FIER: 54,110 votues – 33.83%

GJIROKASTËR: 15,793 votues – 30.90%

KORÇË: 51,648 votues – 32.61%

LEZHË: 16,390 votues – 32.04%

SHKODËR: 31,016 votues – 28.61%

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit