0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

PhD. Dashnim Hebibi emërohet Drejtor për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në IPAK

Duhet ti lexosh

Më 15 mars 2025, në Andermatt të Zvicrës, u mbajt Kuvendi i IV-të i Institutit për Avancim Kombëtar (IPAK). Gjatë punimeve të këtij kuvendi, pas zgjedhjes së kryesisë, shkencëtarët pjesëmarrës vendosën unanimisht që PhD. Dashnim Hebibi të marrë drejtimin e sektorit të Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun në IPAK.

Ky emërim erdhi si vlerësim për përvojën e tij 29-vjeçare në gazetarinë profesionale, si dhe për arritjet e tij në fushën e publicistikës dhe shkencës. Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë që mbart media, IPAK e ka besuar këtë rol një figure të spikatur në fushën e komunikimit.

Pas këtij vendimi, z. Hebibi shprehu mirënjohjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi:

“Falënderoj shkencëtarët e Institutit për Avancim Kombëtar (IPAK) për besimin që më dhanë sot, gjatë Kuvendit të IV-të në Andermatt, Zvicër, duke më emëruar si Drejtor të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun. Jam thellësisht mirënjohës për këtë mundësi dhe do të angazhohem me përkushtim, sinqeritet dhe profesionalizëm për të dhënë kontributin tim, veçanërisht në mbështetje të brezit të ri.”

Instituti për Avancim Kombëtar (IPAK) përbëhet nga një grup shkencëtarësh të njohur, mes të cilëve PhD. Fadil Çitaku, PhD. Xhavit Lipaj, PhD. Rexhep Gashi, dhe shumë të tjerë.

helveticALforum

 

 

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit