BallinaSportiPërzgjedhësi i Kosovës tregon pse e zëvendësoi Edon Zhegrovën

Përzgjedhësi i Kosovës tregon pse e zëvendësoi Edon Zhegrovën

-

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas barazimit 1:1 ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”, në kuadër të UEFA Nations League. Foda u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se Kosova ishte pranë realizimit të golit të dytë, por në fund fitorja mungoi.

“Lojë e mirë, e madhe. Lojtarët e kanë kurorën në fushë. Jam shumë i kënaqur me ekipin, me secilin lojtar. Ishim afër të bënim 2:0, por kjo nuk ndodhi. E pritëm një fitore sonte, por nuk ndodhi ashtu.”

Trajneri gjerman theksoi se zhgënjimi i lojtarëve pas barazimit tregon edhe rritjen e pritshmërive ndaj Kombëtares së Kosovës.

“Para dy viteve erdha këtu dhe në atë kohë, një barazim 1:1 ndaj Austrisë do të na kishte gëzuar. Sot të gjithë lojtarët janë të zhgënjyer. Kjo është situata.”

Foda vlerësoi Austrinë si një kundërshtar me përvojë të madhe ndërkombëtare, por beson se Kosova në të ardhmen mund të triumfojë edhe ndaj kombëtareve të mëdha.

“Austria është një kombëtare e madhe, ka luajtur në Botëror dhe në Europian. Unë pres shumë nga ekipi dhe në të ardhmen mund të fitojmë edhe ndaj kombëtareve të mëdha.”

Foda foli edhe për zëvendësimin e Edon Zhegrovës, i cili nuk arriti ta përfundojë ndeshjen.

“Edoni më tha se kishte probleme. Nuk mundi ta përballonte lojën deri në fund. Edhe te Juventusi ka pak minuta. Ishte dëshira e Edonit.”

I njëjti diskutim, sipas Fodës, vlen edhe për kapitenin Vedat Muriqi, i cili gjithashtu kërkoi të vazhdonte të luante.

“E njëjta ishte edhe me Vedat Muriqin. Ai vetë e kërkoi këtë. E rëndësishme është se të gjithë dhanë më shumë minuta sesa mundën.”

Kosova tani ka pesë pikë në grup, ndërsa Austria kryeson me tetë pikë. “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e radhës në muajin nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zhegrova ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Austrisë

0
Pa pikë dyshimi, Edon Zhegrova ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Austrisë, e vlefshme për UEFA Nations League. “Luani” jonë bëri një...