Portieri i Kombëtares shqiptare, Simon Simoni, ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për momentin.
Klubi i tij në Bundesliga 2, Kaiserslautern, bëri të ditur se gardiani shqiptar nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e kampionatit të së shtunës ndaj Bochum. Ende nuk është bërë e ditur sa kohë do t’i duhet 21-vjeçarit për t’u rikuperuar, por mungesa e tij në ndeshjen e 7 marsit është tashmë e konfirmuar.
Simoni ka qenë pjesë e grumbullimeve të rregullta të Kombëtares shqiptare, ku trajneri Sylvinho e ka pasur zakonisht si zgjedhje të tretë në portë.
Vlen të theksohet se portieri i ri është aktualisht i huazuar nga Eintracht Frankfurt te Kaiserslautern, megjithatë edhe te kjo skuadër nuk ka pasur shumë hapësira për të treguar vlerat e tij në fushë, transmeton euronewsal.




