3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Përmbysje epike në sekondat e fundit e Barcelonës në ‘Da Luz’, Liverpool siguron kualifikimin

Duhet ti lexosh

Fitore e pabesueshme e Barcelonës 4-5 në fushën e Benfikës, kur për pjesëm më të madhe të kohës vendësit kryesuan me dy gola diferencën.

Vendasit realizuan që në minutën e dytë dhe kryesuan 4-2 deri në minutën e 78-të, por pikërisht në fundin e sfidës ‘blaugranat’ realizuan tri herë me Lewandowskin, Eric Garcian dhe Raphinhan. Me këtë fitore Barcelona siguron kualifikimin mes tetë ekipeve më të mirë.

Nis me spektakël përballja e ‘Da Luz’ mes Benfikës dhe Barcelonës. Pa u mbyllur minuta e dytë e ndeshjes, mbrojtja katalane kapet në befasi dhe ndëshkohet nga Pavlidis me një goditje të saktë brenda zonës, 1-0

Zgjat rreth 10 minuta epërsia e vendasve: Lewandoski shndërron në gol një 11-metërsh. Tjetër gol në “Da Luz”: rikthejnë epërsinë vendësit me Pavlidis në minutën e 22-të.

Pas shumë përpjekjesh, Raphinha shkurton diferencën në 3-2, rihapet ndeshjen. Mirëpo katër minuta më vonë Araujo realizon autogol, me rezultatin që shkon 4-2.

Barcelona nuk i dorëzua dhe në fund realizoi tre gola me Lewandowskin (11-metërsh), Eric Garcian dhe Raphinhan. Në ndeshjet e tjera, Liverpool kualifikohet në fazën tjetër, pas fitores 2-1 ndaj Lille. Juventus barazoi pa gola ndaj Brugge, në një sfidë ku të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme në prapavijë. Bologna përmbysi 2-1 Dortmund, me verdhezinjtë që vijojnë të mos jenë në formë. Atletico mundi 2-1 Leverkusen, ndërsa Zvezda-PSV përfundoi 2-3, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit