4.5 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Përgëzim për Dekorimin e z. Harry Bajraktari nga Presidentja e Kosovës

Duhet ti lexosh

Uroj përzemërsisht veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare dhe mikun tim, z. Harry Bajraktari, për dekoratën e lartë shtetërore “Urdhëri i Lirisë”, ndarë nga Presidentja e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani

I dashuri Harry,

Më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, t’ju uroj me përzemërsi dhe respekt të thellë dekorimin tuaj me Medaljen e lartë “Urdhëri i Lirisë”, ndarë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.

Kjo dekoratë nderon jo vetëm një burrë të urtë e të urtësuar nga veprat, por një veprimtar të shquar, një patriot të palodhur dhe një familje të tërë atdhetare, e cila brez pas brezi ka mbajtur të ndezur flakën e dashurisë për Shqipërinë dhe Kosovën. Ajo vjen si njohje e denjë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, për angazhimin e pareshtur dhe për misionin fisnik që keni mbrojtur me dinjitet ndër dekada.

Ky vlerësim i lartë institucional është nder jo vetëm për ju dhe familjen tuaj, por edhe për gjithë komunitetin shqiptaro–amerikan, i cili ndjehet krenar me figurën dhe veprën tuaj. Prej dhjetëra vitesh, zëri juaj ka qenë ndër më të fuqishmit për Kosovën në SHBA — i qartë, i drejtë dhe i vendosur për të mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe për të afirmuar aspiratat tona kombëtare.

Si mik besnik dhe mbështetës i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, si përkrahës i pathyeshëm i luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ju keni qenë një nga figurat qendrore që e keni artikuluar kauzën e Kosovës në nivelet më të larta të politikës amerikane: në Shtëpinë e Bardhë, në Senatin dhe Kongresin e SHBA-së, si dhe në mbarë opinionin publik amerikan. Zëri juaj ka qenë urë komunikimi, forcë shtytëse dhe mbrojtje e fuqishme e të drejtave tona legjitime për liri, pavarësi dhe dinjitet.

Duke ju uruar me zemër për këtë dekoratë të merituar, jemi të bindur se ju do të vazhdoni të afirmoni edhe më tej çështjen e Kosovës, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, duke forcuar aleancat historike me Shtëpinë e Bardhë, me Senatin dhe Kongresin amerikan, dhe duke mbështetur vendin tonë në çdo moment vendimtar. Roli juaj mbetet jetik për kombin tonë, për diasporën tonë dhe për të ardhmen e Dardanisë sonë të shtrenjtë.

Me konsideratë dhe respekt të veçantë,

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”

Dr. Elmi Berisha /GD

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit